Më në fund, Gjergj Dedaj pranon letrat kredenciale për ambasador

Gjergj Dedaj ka dorëzuar letrat kredinciale për ambasador në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një statusi në Facebook, ku ka treguar se është takuar me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimtrov, për t’ia dorëzuar kopjet e letrave kredenciale të nënshkruar nga presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e tij si Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Maqedoni.

Ky është njoftimi i tij:
Ministrit të Jashtëm te Maqedonisë, SHT, z. Nikola Dimitrov, ia dorëzova letrat kredenciale !
Në një takim miqësore, kisha nderin qe ShT, z.Nikola Dimtrov, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, te ia dorëzojë kopjet e letrave kredenciale, të nënshkruara nga ShT,z. Hashim Thaqi, President i Republikës së Kosovës, të emërimit tim për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Kosovës në Maqedoni.

Ministri Nikola Dimitrov, fillimisht me dëshirojë mirëseardhje dhe sukses ne thellimin e bashkëpunimit ndër fqinjësorë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Diskutuam edhe për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve tona, si dhe avancimin e bashkëpunimit dhe dialogut te hapur, ne interes te mbare rajonit dhe me gjere!

evn