Më në fund po vijnë ditë të ngrohta

Pason ngrohje e motit, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Marketing

Pason periudhë e motit më të ngrohtë me temperatura të cilat në fund të javës së ardhshme do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

Nga DPHM informojnë se pason periudhë e motit më të nxehtë, me ngrohje të konsiderueshme nga mesi i javës së ardhshme, ndërsa në fillim të javës do të ketë kushte për paraqitjen e izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër.

Nesër temperaturat e ditës do të lëvizin midis 13 dhe 21, të hënën prej 17 deri në 24, të martën prej 17 në 23, të mërkurën prej 19 deri në 25, të enjten prej 21 deri në 28 dhe të premten prej 23 deri në 29 gradë Celsius.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë midis 1 dhe 10 gradë Celsius nesër dhe pasnesër ndërsa të martën prej 5 deri në 13 gradë Celsius.

Marketing