Me nga 2,5 vite burg dënohen dy dhunuesit nga Shtipi

Nga dy vjet e gjysmë burg, u dënuan dy dhunuesit, të cilët në janar keqtrajtuan dhe rrahën një vajzë 21-vjeçare. Dhuna u regjistrua në telefon celular, ndërsa u publikua më 2 prill. Aktgjykimi u shqiptua sot në Gjykatën Themelore të Shtipit, ku ishte e pranishme viktima, por jo dhunuesit, as avokati i tyre.

Marketing

Për shkak të masave speciale, aktgjykimi u lexua me prani minimale të të afërmve dhe gazetarëve. Gjykatësi sqaroi se pranimi i fajit, shprehja e pendimit, si dhe fakti që ata nuk kanë qenë autorë të ndonjë vepre penale tjetër, janë marrë si rrethana lehtësuese për autorët.

Prokuroria informon se pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, ata do të vendosin se cilat hapa do të ndërmarrin më tej në këtë rast. Sipas Kodit penal për kryerjen e veprës penale “dhunë”, dënimi me burg është nga gjashtë muaj deri pesë vjet. Sot, gjykatësi ua vazhdoi masën e paraburgimit autorëve, të cilët ndodhen në paraburgim në burgun në Kumanovë.

Marketing