Me një foto krah Elton John, Dua Lipa ka një njoftim për fansat

Dua Lipa ka një befasi për fansat.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shumë e angazhuar në projekte të ndryshme.

Së fundi, artistja ndau me ndjekësit një fotografi, në të cilën u shfaq krah yllit Elton John dhe paralajmëroi diçka.

Marketing

Ajo bëri të ditur se do të këndojë në efentin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation”, për t’i ndihmuar viktimat e kësaj sëmundje.

“Shikojeni kë e takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë i ngazëllyer të performoj në “EJAF Oscars” më 25 prill me Elton John që mbështet punën e mrekullueshme që “EJAF” po bën për t’i ndihmuar njerëzit nga e gjithë bota që po jetojnë me ose në rrezik nga HIV. Isha e shokuar të mësoja që janë 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në ndërgjegjësimin, në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV-it së bashku”, ka shkruar artistja.

Dua Lipa, është nominuar edhe në një tjetër event të njohur, ku gara është shumë e fortë mes artistëve.

Bëhet fjalë për “iHeart Radio Musoc Awards”, ku artistja shqiptare u nominua në katër kategori: “Artistja e vitit”, “Kënga e vitit (Don’t Start Now)”, “Teksti më i mirë (Don’t Start Now) dhe “Videoklipi më i mirë (Don’t Start Now”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeart Radio Music Awards” do të mbahet më 27 maj në Los Angeles.

Image

Marketing