Më pak gjumë, por më shumë dritë/ Mbrëmjen e sotme ndryshon ora

Të dielën, 28 mars 2021, ora  ndryshon duke kthyer akrepat e orëve, 60 minuta përpara.

Marketing

Konkretisht, në orët e para të së dielës në orën 03:00 akrepat e orëve duhet të tregojnë 04:00.

Ndryshimi i orës do të ndodhë në të gjitha vendet e Europës, po ashtu si çdo vit që të dielën e fundit të marsit, orët lëvizin përpara, ndërkohë që të dielën e fundit të Tetorit rikthehet ora diellore.

Kujtojmë se ky ndryshim ore ka qenë objekt debatesh në Parlamentin Europian ku është propozuar heqja e këtij “rituali” të ndryshimit të orës, që në rast se miratohet do të fillojë vitin e ardhshëm.

Marketing