Më pak udhëtarë në transportin urban dhe ndërkombëtar, më shumë në atë periferik dhe ndërurban

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar numri i udhëtarëve  të transportuar  shënon zvogëlim në transportin  urban dhe  ndërkombëtar, ndërsa rritje në transportin ndërurban dhe periferik.

Marketing

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në lidhje me kuartalin e katërt të vitit 2017 numri i tërësishëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është rritur për 2,3 për qind. Numri i udhëtarëve të transportuar  në transportin e qytetit është zvogëluar për 3,6 për qind, në transportin ndërkombëtar për 6,1 për qind, derisa  në transportin  ndërurban  është rritur për 9,3 për qind, ndërsa në transportin periferik për 14,5 për qind.

Në lidhje me tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i tërësishëm i udhëtarëve të transportuar është rritur për 25,3 për qind. Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 23,3 për qind, derisa në transportin urban është rritur për 30,8 për qind, në transportin periferik për 26,9 për qind, ndërsa në transportin ndërurban për një për qind.

Në tremujorin e katërt të vitit 2018, në lidhje me periudhën e njëjtë të vitit 2017, mumri i tërësishëm i kilometrave udhëtues në transportin rrugor udhëtues është rritur për 8,4 për qind. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave udhëtuese në transportin urban është rritur për 12,9 për qind, në transportin periferik për 17,6 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 0,7 për qind.

Në lidhje me tremujorin e tretë  të vitit 2018, numri i tërësishëm i kilometrave udhëtuese është rritur për 4,7 për qind. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave transportues në transportin urban është rritur për 28,5 për qind, në transportin  periferik për 24,6 për qind, në transportin  ndërurban është zvogëluar për tre për qind, derisa në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 13,3 për qind.

Marketing