Me protokoll të veçantë sot votojnë personat e prekur nga Covid-19

Votimi i sotëm i të sëmurëve me Covid-19 dhe personave të cilët janë në vetizolim zhvillohet sipas protokollit të veçantë të konfirmuar shëndetësor për mbrojtje. Të drejtën e votës sot, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mund ta realizojnë 716 persona të cilët u paraqitën në KSHZ. Ata votojnë në shtëpitë e tyre.

Marketing

– Advertisement –

Këshillat e veçantë zgjedhor të cilët shkojnë për ta realizuar votimin në shtëpitë e personave të cilët janë pozitiv të Covid-19 dhe janë në izolim shtëpiak para nisjes përgatiten me pajisje personale mbrojtëse e cila përbëhet nga: manteli për një përdorim, dorezat për një përdorim, maska mbrojtëse standarde kirurgjike dhe mjete për dezinfektim.

Anëtarët e këshillit të veçantë zgjedhor pajisjen mbrojtëse e ndërrojnë pas përfundimit të votimit te çdo votues, përkatësisht aq herë që do të votojnë votues. Personi i cili voton patjetër e ka të mbajë maskë në pjesën e hundës dhe gojës.

Gjatë hyrjes në hapësirën e brendshme së pari personi i cili voton i dezinfekton duart. Gjatë hyrjes në shtëpinë e votuesit, para se t’i jepet fletvotimi, votuesit i jepen maska mbrojtëse nëse nuk ka edhe doreza mbrojtëse.

Gjatë dhënies së letërnjoftimit, votuesi e zbret maskën për shkurt kohë për identifikim dhe e mban distancën e rekomanduar nga anëtarët e këshillit zgjedhor.

Para se t’i jepet fletvotimi votuesit, patjetër e ka t’i dezinfektojë duart në të cilat ka doreza mbrojtëse.

Pas votimit të mbaruar, personi i cili ka votuar sërish i dezinfekton duart.

Në të gjithë procesin e votimit duhet të sigurohet distancë e obligueshme prej 1,0-1,5 metra. Nuk bëhet dezinfektimi i kutisë së votimit pas çdo votuesi.

Pas përfundimit të procesit pajisja personale mbrojtëse hiqet.

Dispozita e pajisjes personale mbrojtëse të përdorur hiqet me vendosjen në qesen e zezë të plastikës e cila mbyllet me shirit ngjitës, Mbeturinat trajtohen si mbeturina komunale.

Marketing