Me ritëm e ngjyra verore, Dafina, Ledri e Lumi B sjellin këngën “Aman”

Dafina Zeqiri, Lumi B dhe Ledri Vula sapo kanë publikuar këngën e re.Tre artistët e njohur shqiptar, Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B bashkuan forcat për një bashkëpunim.

“Aman” titullohet kënga e re e këtyre tre artistëve, të cilën e sollën të vizualizuar edhe me videoklip, ku sjellin skena me ngjyra verore dhe plot ritëm.

Marketing

Për tekstin dhe melodinë e këngës janë kujdesur Dafina, Ledri e Lumi, mix/masterin e ka bërë Deard Sylejmani, ndërsa videoja u punua nga Entermedia.

Kjo këngë njëherësh është pjesë e albumit të ri të Dafinës “Dafinë moj”, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Aman”, kënga më e re nga treshja e famshme, Dafina Zeqiri, Lumi B dhe Ledri Vula.

Marketing