Më së voni deri nesër raporti për “Reket” para Këshillit të prokurorëve publik

Sot apo më së voni nesër Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin me shkrim do ta informojë Këshillin e Prokurorëve Publik për të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri tani në procedurën parahetimore dhe hetimore në rastin “Reket” mes tyre edhe arrestimi i djeshëm dhe paraburgimi i prokurores speciale Katica Janeva.

Marketing

Me kërkesë të Këshillit të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përgatitën kontroll të ngjarjeve dhe veprimet e ndërmarra që duhet të jenë pjesë e informimit drejtuar te ato, thonë nga Prokuroria.
“Duke pasur parasysh se në procedurë parahetimore dhe hetimore nga ana e PTHPNKO janë ndërmarrë një sërë veprimesh, prokuroria kontrollin do t’i dorëzojë Këshillit gjatë ditës së sotme apo nesër në mëngjes”, shtojnë prej atje.
Pas arrestimit të Janevës PSP ka mbetur pa udhëheqës, fati i saj i pazgjidhur, për shkak ngecjes së negociatave mes pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurori Publike, ku zgjidhet statusi i saj.

Kryetari i Këshillit Kole Shterjev pasi ta marr njoftimin duhet të caktojë seancë, në të cilën do të fillojë procedurë për shkarkimin e Janevës si njeri i parë i PSP-së.
Sipas prokurorit publik republikan Lubomir Joevski, i cili i referohet Ligjit të prokurorisë publike, në kësi rasti duhet të reagojë Këshilli i prokurorëve publik dhe të emëroj ushtrues detyre, Kjo do të thotë se zëvendësimi i Janevës mund të jetë ndonjë prej kolegëve apo kolegeve të saj.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjov konsideron se nuk mund të emërohet u.d prokuror special pa i skaduar mandati Janevës.

“Vetëm në një rast, Këshilli emëron ushtrues detyre. Atëherë kur një prokurori publik i ndërpritet mandati ose është i shkarkuar dhe Këshilli emëron ushtrues detyre nga radhët e prokurorisë. Nëse Janeva nuk është e shkarkuar dhe derisa nuk i ndërpritet mandati, nuk mund të emërojmë ushtrues detyre. Procedura për shkarkimin është paraparë me ligjin e PSP-së ku thuhet se nëse propozojmë ne, duhet të përgatitim raport dhe ta dorëzojmë në Kuvend, Komisionet ta shqyrtojnë dhe më pas Kuvendi të propozojë dhe ne të shkarkojmë”, ka shpjeguar Shterjov.

Ligji për PSP-në në nenin 18 thotë se prokurori publik mund të shkarkohet nga funksioni para skadimit të mandatit për shkak të kryerjes joligjore apo joprofesionale të funksionit. Nëse Këshilli i prokurorëve publik fillon procedurën e shkarkimit të prokurorit publik në afat të arsyeshëm duhet të dorëzojë deri në Kuvend raport për situatën faktike dhe bazat e shkarkimit. Raporti do të ishte i qasshëm për publikun përmes komisioneve në Kuvend, vetëm nëse ndonjë prej komisioneve nuk e anulon ose e pengon publikimin e një pjese të raportit, nëse e gjen të nevojshme të mbrohen të drejtat e çdo personi në raport ose të pengohet ndikimi i palejuar në çfarëdo ndjekje penale.

Në bazë të raportit të dorëzuar, ndërsa me propozim të Komisionit parlamentar për çështje dhe emërime dhe pas ujdisë paraprake të katër partive politike me më shumë deputetë, Këshilli me propozim të Kuvendit e shkarkon prokurorin publik. Kuvendi e vërteton propozimin për shkarkim të prokurorit publik deri te Këshilli i prokurorëve publik me dy të tretat e shumicës, përfshirë edhe shumicë të votave të deputetëve që i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë.

Konform nenit 19 të këtij ligji, prokurori i shkarkuar publik i cili udhëheq me Prokurorinë publike mund të dorëzojë ankesë deri te Gjykata themelore Shkupi 2- Shkup për shqyrtimin e vendimit për shkarkim. Me vendim të gjyqit, prokurori publik mund të kthehet në punë ose të merr lloj tjetër të kompensimit.

VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se Ligji është i saktë dhe i qartë në cilën mënyrë kërkon prokuror special publik, madje edhe nëse bëhet fjalë për ushtrues detyre. Për momentin për opozitën prioritet është hetimi i plotë për të gjithë të involvuarit në “Reket”.
Pasi të zbardhet rasti, siç deklaroi sot zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski do të mund të mendohet për trashëgimtar të Janevës.

Marketing