Në pjesën më të madhe të vendit sot në mëngjes ka reshje të dëborës, të cilat janë më intensive në jugperëndim. Më shumë reshje të borës mbrëmë ka pasur në Pozharan ku është formuar shtresë e dëborës prej 36 centimetrave, në Mavrovë 33, Dibër 22, Manastir 21, Ohër 19, Prilep 15, Kodrën e Diellit 9 dhe Tetovë 6 centimetra.

Në vendet më të ulëta ka reshje të shiut. Gjatë natës ka fryrë erë mesatare deri e përforcuar veriore, e cila ka arritur shpejtësi prej 80-100 km në orë.

Mot i vranët, më ftohtë dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të dëborës do të ketë edhe gjatë ditës. Në rajonet malore dhe në pjesët perëndimore do të rritet shtresa e dëborës, ndërsa përgjatë Vardarit reshjet do të jenë të shiut, reshje të dëborës dhe shtresë më të vogël të dëborës do të ketë vetëm në disa vende.

Për shkak erës së fuqishme e cila do të vazhdojë të fryj edhe sot (dhe mbi 80 km/orë) do të ketë kushte për paraqitje të fryjave të borës.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri 8 gradë Celsius. Në Shkup mot me vranësira, i ftohtë dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Temperatura maksimale do të arrijë 5 gradë Celsius.