Më shumë dënime në Tetovë / Radari i policisë “kap” afër 800 shoferë për një ditë

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në aksionin e zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 778 sanksione për vozitës që lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, njofton MPB.

Marketing

“Prej tyre 111 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, 12 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar. Numri më i madh i sanksioneve janë shqiptuar në territorin e SPB- Tetovë- 151, pastaj në territorin e SPB Shkup- 145, territorin e SPB Kumanovë-123…”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Nga MPB paralajmërojnë se aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Marketing