Me shumë dramë është mbyllur ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

22:29 | 27 Prill 2021

Marketing

Ndeshja gjysëmfinale në kuadër të “Play-off” në FIVE STAR të Superligës së Kosovës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është mbyllur 112-111.

Ponte Prizreni ka arritur që të barazojë serinë gjysëmfinale ndaj Pejës, duke fituar me rezultat 112-111, raporton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, u pa se sa e zjarrtë është Superliga e Kosovës së Basketbollit, ku pas pesë çerekëve me shumë pikë, Ponte Prizreni doli fitues.

Përkundër fitores, Dardan Berisha nga Peja ishte lojtari më i mirë, ku realizoi 43 pikë, 3 asistime dhe 3 kërcime.

Ponte Prizreni ka arritur që të fitojë super dramë në Prizren, dhe ndeshja e tretë tani do të rikthehet në “Karagaç”./Lajmi.net/

Marketing