Me shumë mungesa Kosova sot luan me Greqinë

Sonte Kosova luan ndeshjen e tretë të muajit nëntor dhe të fundit për këto kualifikime.

Marketing

Dardanët do të luajnë në Athinë kundër Greqisë në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Pas rezultateve negative, Bernard Challandes do të kërkoj fitoren ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.

Nga 30 lojtar që ftohen standard, zvicerani nuk do të mund të llogaris në 10 prej tyre që për shkaqe të ndryshme mungojnë.

Së fundmi në Greqi nuk kanë udhëtuar Arbër Zeneli, Edon Zhegrova dhe Valon Berisha.

Ndeshja në mes të Greqisë dhe Kosovës luhet nga ora 20:45.

Marketing