Më shumë para për komunat në Shkup

Ministria e Pushtetit Lokal sot me kryetarët e komunave të rajonit planor të Shkupit nënshkroi marrëveshje për mbështetje, mbulim të shpenzimeve operative, aktivitetet teknike për këtë vit dhe për financim të projekteve me të cilat njësitet e pushteteve lokale do të mund të aplikojnë vitin e ardhshëm në Ministrinë dikasteriale.

Marketing

“Rajoni planor i Shkupit nuk burime të financimit, si dhe të gjitha rajonet tjera planore, kështu që varet nga mbështetja e Ministrisë dhe e komunave që janë pjesë e këtij rajoni. Çdo vit Ministria ndan mjete, kështu që edhe këtë vit. Krahas kësaj, këtë vit Ministria i ka rritur mjetet për mbështetje të zhvillimit të barabartë rajonal prek 3,5 milionë euro nga viti 2017 në shtatë milionë euro këtë vit, që janë akorduar në rajonet planore”, deklaroi sot ministri i Pushtetit Lokal, Goran Milevski, përcjellë KOHA.

Ai shtoi se për herë të parë këtë vit ka pasur më shumë projekte nga sa ka pasur mjete.

Milevski informoi se momentalisht punojnë në turne në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, deklaroi se nevojitet që në periudhën e ardhshme komunat të punojnë bashkërisht dhe duhet të ndërmarrin masa që i përkasin ndotjes së ajrit.

Sipas tij, për burimet e ndotjes nuk duhet t[ë fokusohemi vetëm në qendrën e qytetit, por edhe në komunat tjera të Shkupit. Shilegov paralajmëroi se do të kërkojë përmes rajonit planor të Shkupit dhe Ministrisë së Pushtetit Loklal të ndërmarrin masa serioze për përmirësim të kushteve të jetesës.

Marketing