Më shumë raste aktive me Kovid-19 në Shkup, Shtip dhe Gostivar, asnjë në Pehçevë

epa08562335 Commuters wearing protective face masks wait for a bus in Belgrade, Serbia, 23 July 2020. Countries around the world are taking measures to stem the spread of the SARS-CoV-2 coronavirus, which causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.839, numri i pacientëve të shëruar është 7.664, i të vdekurve është 527, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.648. Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë në kryeqytet, 1.335, ndërsa vetëm në Pehçevë nuk ka asnjë rast të vetëm. Pas Shkupit, sipas numrit të rasteve aktive janë Shtipi me 400, Gostivar me 326, Kumanova me 276, Struga me 195, Tetova me 190, Dibra me 127… Statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) kanë regjistruar 85 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej 1.188 teste të bëra. Janë shëruar 42 pacientë, ndërsa kanë vdekur katër persona.

Marketing

Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, dr. Stojanov ka thënë se punonjësit mjekësor janë të lodhur, por nuk është çështja nëse ata do të durojnë, por edhe nëse sistemi i përgjithshëm shëndetësor financiarisht do të mund të durojë “ngarkesën”.

Sipas Stojanovit, kyçe në listën kundër Kovid-19 është respektimi i masave për mbrojtje.

Sipas mjekut, tani të rinjtë janë më aktiv dhe janë të më të nënshtruar ndaj virusit, ndërsa pensionistët më shumë kanë kujdes. Të rinjtë të cilët përfundojnë në respiratorë, kanë më shumë probleme.

“Mundohemi aq sa mundemi. Shumë më lehtë do të ishte nëse numrat do të ishin dyshifrorë, pasi edhe spitalet do të përballeshin me numër më të vogël pacientësh, Qendrat për shëndet publik më pak do të testonin, laboratoritë do të ishin më komod, por ja që ajo nuk po ndodhë. Ndodhë që shumë ngadalë, unë jam optimist dhe mendoj se trendi është në ulje, jo në rritje, por nuk është çështja nëse do të durojmë, çështja është nëse sisemi financiarisht do të durojë. Pra bëjmë shumë shpenzime të mëdha, ndërsa nuk kemi ndihmë adekuate ekonomike. Edhe ai moment patjetër duhet të merret parasysh. Patjetër të merret parasysh se njerëzit janë të lodhur dhe u duhet pushim të gjithëve, të paktën nga një javë, ne bëjmë disa përpjekje, të lëshojmë njerëz ku të mundemi, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të punohet çdo ditë, ne punojmë edhe të shtunave dhe të dielave dhe gjatë festave”, ka thënë Stojanov.

Lidhur me vitin shkollor, ai është decid se askush nuk mund të thotë se kur do të ndalet e gjithë situata ose kur numrat do të ulen që të jetë më sigurt shkuarja në mësim, ndërsa fëmijët patjetër të mësojnë.

Klinika universitare për nuerologji ka përgatitur Udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike në kushte të KOVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Udhëzuesi përmban rekomandime profesionale dhe kahje për ndjekjen e komplikimeve imunologjike, pasojat neuropsikologjike dhe zhvillim eventual të anuluar të sëmundjeve neurodegjeneretive tek të sëmurët me Kovid-19. Ka edhe kapituj të veçantë lidhur me sëmundjet neurologjike dhe Kovid-19, si dhe rekomandime të përgjithshme për terapi imunosupresive dhe imunomudulatore te pacientët me sëmundje neurologjike, siç janë pacientët me sklerozë, miastenia gravis, sëmundje neuromuskulare dhe sëmundje joinflamatore në qendrën e sistemit nervor.

Rekomandimet janë bërë në bazë të përvojave të deritashme nga më shumë qendra mjekësore, asociacione profesionale të neurologëve dhe mendimeve nga ekspertë, ndërsa na pajtueshmëri me iniciativën e Akademisë Evropiane për Neurologji (EAN).

“Me rritjen e numrit të të sëmurëve me Kovid-19 publikohen edhe njohuri për involvim të drejtpërdrejtë dhe jodrejtpërdrejtë të sistemit nervor. Me faktin se ASE-2 (angiotensin converting enzyme-2), receptori për SARS COV-2 është i pranishëm në tru, e qartë është se virusi mund të infektojë neuronet dhe të shkaktojë komplikime të drejtpërdrejta apo jodrejpërdrejtë eurologjike. Nga ana tjetër, pacientët me disa sëmundje neurologjike dhe terapinë që e pranojnë për trajtim bien në grupin e personave me rrezik të madh të zhvillimit të komplikimeve nga Kovid-19”, qëndron në Udhëzuesin.

Paraprakisht, ministri Filipçe, deklaroi se pjesë e strategjisë është edhe dyfishimi i vaksinave pa pagesë të gripit sezonal.

Thotë se vaksina nuk do të jetë e obligueshme, por është masë e rëndësishme për mbrojtje nga Kovid 19, sidomos për personat e grupeve më të rrezikuara.

“Do t’i vaksinojmë të gjithë personat mbi 65 vjeçarë, pensionistët, do të ketë vaksina edhe për punonjësit shëndetësorë, për gratë shtatzëna, për ata që mendojmë se më së shumti duhet të mbrohen. Besoj se do të ketë rezultat të mirë dhe se do të pranojnë vaksinimin. Të mbrohen të paktën nga gripi sezonal, pasi për atë ka mbrojtje. E shohim sa është vaksinimi i rëndësishëm kur ballafaqohemi me sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 14 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë me virus, si dhe 3 pacientë të dyshuar në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 74 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë 5 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 46 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 123 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se, në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 79 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 41, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 15 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë me virus, si dhe pesë pacientë të dyshuar në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 50 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 123 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Marketing