Më shumë se 25.000 familje e presin Ligjin e ri për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve

Përfaqësuesit e Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë sot dërguan kërkesë deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe deri te të gjithë deputetët që sa më shpejt të vihet në rend dite dhe të votohet Ligji i ri për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve.

Marketing

“Duam të tregojmë se dëmtimi i cili drejtpërdrejt ndikon në një grup shumë të margjinalizuar. Më shumë se 25.000 familje presin në miratimin e këtij ligji me të cilin nuk zgjidhet problemi i varfërisë, megjithatë jep shpresë për dalje nga rrethi në të cilin tashmë shumë kohë rrotullohen”, theksoi Zoran Bikovski, përfaqësues i MPPS-së.

Theksoi se, personat e familjeve të rrezikuara sociale dhe jetojnë me ndihmë sociale në vlerë prej 2.000 denarë, në vend, siç tha, e njëjta dispozitë e ligjit, që ka të bëjë në lartësinë e ndihmës sociale, do të zëvendësohet me të ardhura minimale që do të mundësojë për një familje katëranëtarëshe të paktën 9.000 deri në 11.000 denarë nëse fëmijët e tyre ndjekin shkollën.

“Kjo do të thotë edhe vendosja e shtesës arsimore, ndërsa për familjet shfrytëzues të ndihmës sociale vendosje e shtesës për fëmijë”, theksoi Bikovski.

Potencoi se më shumë se 5.000 familje presin të vendoset pensioni i pleqërisë, që do t’u mundësojë njerëzve të cilët nuk kanë mbushur 15 vjet stazh të ketë në drejtë të të ardhurave.

“Me ndryshimin e ligjit presim jo vetëm ndryshim të stilit të jetesës, por edhe të aktivizimit të shërbimeve sociale të cilat ekzistojnë dhe duhet të jenë servis i qytetarëve dhe t’u mundësojnë qytetarëve, gjegjësisht personave të cilat janë në rrezik social, të përfshihen aktivisht në tregun e punës dhe të ndërpritet ky rreth i varfërisë i cili nga ana tjetër e largon qytetarin nga jeta reale dhe kontribuon për largimin e të rinjve dhe të më të vjetërve nga shteti ynë” përfundoi Bikovski.

Në pyetjen rreth kësaj nëse janë të informuar cili është shkaku pse nuk është vënë në rend dite dhe votuar ligji i ri për ndihmë sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, Sashko Jovankov u përgjigj se frenuesit kryesorë të ligjit janë pikërisht kryetari i Kuvendit Xhaferi dhe koordfinatori i BDI-s Ejup Alimi.

“Me këtë konferencë për shtyp duam të dërgojmë porosi pikërisht atyre dhe të gjithë deputetëve të të tërhiqen nga të gjitha kthetrat politike dhe pikërisht ky ligj të vihet në rend dite. Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë që nga viti 2010 lufton për vendosjen e të ardhurave të garantuara minimale”, theksoi Jovanov.