Më shumë se një dekadë – të punësuarëve NË NP ,,HIGJIENA KOMUNALE” – Shkup do t’ju paguhet regres për pushim vjetor


Në seancën e tij të 23-të, të mbajtur më 28 maj të vitit 2019, Këshilli drejtues i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup solli Vendim që të punësuarëve të Ndërmarrjes t’ju paguhet regres për shfrytëzim të pushimit vjetor për vitet 2016, 2017 dhe 2018.

Marketing

Për këtë qëllim, drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup , Abdusamed Shabani, sot nënshkroi Marrëveshjen për rregullimin e mënyrës së pagesës së regresit për shfrytëzim të pushimit vjetor, me kryetarin e Sindikatit të punëtorëve të hotelierisë , turizmit, ekonomisë banesore komunale, zejtarisë dhe shoqërive të mbrojtura të Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHTKOM), Darko Dimovski.

,,Dua të shpreh knaqësinë time të madhe për Vendimin e sjellur, duke pasur parasysh se ndaj punëtorëve të Ndërmarrjes më shumë se një dekadë nuk është përmbushur kjo detyrë ligjore e punëdhënësve. Është nder i veçantë për mua që Vendimin do ta zbatojmë brenda mandatit tim si udhëheqës dhe do të përpiqem që çdo vit punëtorëve të NP ,,Higjiena komunale” – Shkup t’ju paguhet regres për pushim vjetor” – theksoi drejtori Abdusamed ShabanI