Më shumë shi në Dojran, më ftohtë në Mavrovë

Më shumë shi deri në orën shtatë të mëngjesit ka rënë në Dojran- 16 litra për metër katrorë, ndërsa më pak në Shtip një litër për metër katror.

Marketing

Sipas informatave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në Gjevgjeli ka ra 15 litra për metër katrorë, në Strumicë 13, Berovë 8, Vinicë 5, Pretor, Prilep, Petrovec dhe Shkup nga 3, ndërsa në Ohër, Mavrovë, Manastir dhe Demir Kapi dy litra për metër katrorë.

Më ftohtë gjatë mëngjesit është në Mavrovë ku janë matur 4 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Manastir ku temperatura e mëngjesit ka qenë 11 gradë.

Për sot sinoptikanët kanë paralajmëruar mot më të freskët, me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut. Më shumë vranësira do të ketë në pjesët juglindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura gjatë ditës do të jetë në interval prej 11 deri 15 gradë Celsius.

Marketing