Më të kërkuar – kuzhinierët, rrobaqepësit, programerët

Në Maqedoni punëdhënësit më të mëdhenj janë firmat e vogla me tre deri në nëntë punëtorë, sipas të dhënave më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Në tremujorin e dytë të këtij viti janë shpallur 1,795 vende të lira pune. Sipas ESHS në këtë periudhë, rezultojnë se tregu i punës së Maqedonisë për momentin ka 7199 vendet të reja të punës dhe shkalla e vendeve të lira ishte 1,44 për qind. Profesionet të cilët më së shumti kërkohen nga sektori i biznesit privat janë shitësit, automekanikë, mirëmbajtës të higjienës, kuzhinierë, rrobaqepës ndërsa ka gjithashtu edhe 128 vende të lira pune programerët.

Marketing

Nga ana tjetër më pak të kërkuar janë zyrtarë të larte ,drejtor, punëtorët profesionalë në bujqësi, pylltari,peshkimi dhe gjueti dhe punëtorë ushtarak. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës ka në sektorin e akomodimit dhe shërbimit të ushqimit me 2.59 për qind ose 585 vende të lira pune, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit e cila është 0.24%. Në tremujorin e dytë, rajoni i Pellagonisë kishte normën më të lartë të vendeve të lira dhe ishte 2.05%. Në të njëjtën kohë, numri më i madh i vendeve të lira, gjithsej 3,581, regjistrohen në rajonin e Shkupit ndërsa rajoni Verilindor ka numër më të vogël të vendeve të lira të punës, me vetëm 180 vende. Dy rajonet tjera ai Jugperëndimor me 693 vende të lira të punës dhe Juglindor 632 janë përafërta mes vete. Numri më i madh i vendeve të lira të punës, përkatësisht 2.794, është në grupin e pestë të profesioneve – punëtorë të shërbimit dhe shitjeve ndërsa më pak vende ka për anëtarët e organeve legjislative dhe ekzekutive, shteti dhe zyrtarë të lartë civilë me gjithsej 38 vende të lira të punës. Në faqen e internetit të Agjensioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë (APRM) dje ishin publikuar shpallje për mbushjen e rreth 7,500 vendeve të punës.

Më shumë se gjysma, ose mbi 4,400 njoftime, ishin shpallur nga punëdhënësit e Shkupit. Pas Shkupit, numri më i madh i punëtorëve kërkohej në Vinicë ,rreth 505 punëtorë,ndërkaq në Krushevë nuk kishte nevojë për asnjë punësim. Në më shumë se tre mijë vende pune shpalljet e reklamave ishin nga kompanitë tregtare, ndërsa në industrinë e përpunimit dje ka pasur ofertë për më shumë se 2,000 punësime. Në çdo të pestën e reklamave të shpallura dje kërkohej një mirëmbajtës higjiene.

Sipas shpalljes së (APRM) gjithsej 1.410 mirëmbajtës të higjienës janë të nevojshëm për ambientet rezidenciale dhe afariste. Nga APRM theksuan se si punëdhënësi do të zgjedh punëtorin nëpërmjet shpalljeve në gazete,mediumeve online apo në ndonjë mënyrë tjetër është i detyruar të paraqesë një kërkesë të plotësuar deri tek APRM për nevojën e një punonjësi përpara publikimit të njoftimit publik. Numri i personave të papunë deri në muajin korrik të vitit 2018 ka qenë 95.421. Më shumë ka në Shkup 15.836, pason Tetova 11.469, Prilepi 6.820. Të papunë, më me numër janë ata pa arsim- 41.628, me arsim jo të plotë të mesëm -13.240, me arsim të mesëm janë 26.584. Të papunë me fakultet të kryer janë 11.495, 909 magjistra dhe 33 doktorë të shkencave.

Marketing