“Meant to be” e Bebe Rexhës , kënga më e mirë e dekadës në zhanrin country

Bebe Rexha ka arritur një sukses të madh me këngën “Meant to be”. më e mirë e dekadës në tabelën e “Billboard” ku u listuan këngët më të mira të dekadës në zhanrin country, u zgjedh “Meant to be” e Bebe Rexhës dhe Florida Georgina Line, shkruan Billboard, transmeton lajmi.net.Ndërsa, grupi me albumin më të mirë të dekadës u zgjodh Chris Stapleton me “Tarveller”. zhanër që ka evoluar gjithmonë, në vitet 2010 shfaqi një mori tingujsh sipër tabelave dhe vazhdoi të bëhet i dashur për publikun.Kjo dekadë solli edhe bashkëpunime me artistë të njohur përtej zhanrit, ndër to është Bebe Rexha, pasuar nga Backstreet Boys, Demi Lovato dhe Pink.Bebe Rexha dhe Florida Georgina Line janë në numrin e parë të tabelës me këngët më të mira të muzikës country.Bashkëpunimi i tyre ka thyer rekord duke qëndruar për 50 javë në krye të tabelave.Kënga debutoi në tabelat e “Billboard” më 16 dhjetor 2017, ndërsa pasohet nga Sam Hunt, i cili u vendos për 34 javë më 2017.“Unë jam mirënjohëse që jam në gjendje të krijoj muzikë që më lejon të shtoj kufij dhe të shtyj veten. Unë jam mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i vendit”, tha Bebe.“Meant to be” në kanalin YouTube ka mbi 848 milionë klikime.

Marketing
Marketing