Shkruan: Medai Shaholli

Për shqiptarët e Iliridës tashmë ka ardhur koha të lind një Albin, për t’i këta degë të egra në trupin e shëndoshë të pemës së madhe Iliridë që po i marrin frymën nga ngaresa e laraskave dhe korbave liderë politikë.

Iliridës sonë i duhet një Albin që nuk do të hyjë në zgjedhje jo për të fituar pak më shumë deputetë se kundërshtari politik por për kthim të dinjitetit të nëpërkëmbur kombëtar dhe për barazi dhe për një marrëveshje me palën sllave me një status të barabartë mes tyre dhe nesh.
Shqiptarëve të Iliridës i duhet një Albin që kur do t’i fitonte zgjedhjet jo për t’i kënaqur orekset e deputetëve por për ta kushtëzuar palën sllave qoftë kjo SDSM-ja apo VMRO-ja, se pa barazinë e plotë në këtë vend nuk do të ketë qeveri të koalicionit e as ”dërzhavë” që i trajton shqiptarët dhe gjuhën shqipe si bashkësi etnike e 20%!
Shqiptarëve i duhet një Albin që nuk do pranojë skllavërinë e re përmes kësaj kushtetute të njëanëshme ashtu siç pranuan këta liderucë shqiptarë vitin e kaluar kur pranuan ndryshimet kushtetuese të bashkësisë së shifrave si popull nomad pa emër.

Shiptarëve i duhet një Albin që t’i kthej shpresën dhe jo të shkojnë t’i nga pas pas çdo cikli zgjedhor palës sllave në qeveritë e koalicionit duke i ”zbathin breçkat” si këto tri dekada që kanë vepruar partiçkat tona në demokraqinë e VMRO-SDSM-së.

Zgjedhjet me statusin e skllavit nuk janë zgjedhje ndaj shqiptarëve u duhet Albini për t’i këputur zinxhirët e skllavërisë që mbajnë edhe vulën e liderucëve dhe partiçkave shqiptare.

Prandaj, përderisa nuk do të lind një Albin bojkoti është përgjigja më e mirë ndaj këtij klani të pangopur hienash në politikë.