Mediat e huaja: Vajzat me prejardhje shqiptare, të preferuarat e popit

Me prejardhje është shqiptare por karrierën e saj muzikore dhe famën e mori jashtë vendit.
Dhe krejt vonë u kuptua që Eleni Foureira ka prejardhje shqiptare, shkruan lajmi.net

E sot kur mediat e huaja shkruajnë për të e rënditin pranë listës së këngëtareve të tjera shqiptare si: Era Istrefi, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha.

”Pra shumë nga vajzat e preferuara të popit këto ditë, janë me origjinë shqiptare” shkruan në revistën pjesën e të cilës Eleni e ka publikuar me krenari në Instagram.

Këngëtarja Foureira që fitoi vendin e dyte në garën e Eurovizionit, është radhitur në mesin e këngëtareve me origjinë shqiptare, që po bëjnë bujë nëpër botë.

evn