Mediat greke nuk lënë gjë pa shkruar për Tayna-n, por reperja ka dy fjalë për ta

Tayna është padyshim një nga reperet që me suksesin e saj goditi si një meteor të gjithë tregun muzikor, duke arritur që vetëm në një kohë të shkurtër të krijojë hit-e të paharrueshme.

Marketing

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan foto dhe video të ndryshme për ndjekësit e saj si nga jeta profesionale po ashtu dhe private.

Së fundmi, suksesi dhe fama e Tayna-s nuk ka kaluar lehtë pa rënë dhe në sy të grekëve.

Tayna ka ndarë me të gjithë ne një artikull në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory një foto të një artikulli të shkruar nga mediat Greke ku edhe pse nuk e kupton se çfarë kanë shkruar, ajo i falenderon ata.

“Nuk ia kam idenë se ç’po thonë, por faleminderit Greqia.”- ka lënë këtë mbishkrim Tayna, duke lënë dhe një zemër të kuqe për shenjë falenderimi.

Sipas portalit “Xing.al”, mediat e huaja e kanë cilësuar Tayna-n një Nicki Minaj shqiptare.

“Foureira kush? Njihuni me Taynan. Nicky Minaj-n e Shqipërisë.”- shkruhet në artikull.

Po ashtu, në lajmin për reperen shkruhet se përveç shqiptarëve që po bëjnë namin nëpër botë me këngët e tyre, shumë artistë shqiptarë po bëjnë namin në Shqipëri dhe ndër to është Tayna, e cila është një Nicki Minaj shqiptare.

Marketing