“Edhe zyrtarisht, Maqedonia e Veriut”, Zaev: të jetojë Maqedonia e Veriut”, “Tashmë edhe zyrtarisht lindi Maqedonia e Veriut”, “Me vonesë prej 24 orëve dërgohet notë verbale”, “Hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës”, “Premierë zyrtare për Maqedoninë e Veriut”, janë një pjesë e titujve në botimet onlajn të mediave greke pas dërgimit të notës verbale nga MPI-ja greke dhe pas kumtesës së Qeverisë se emri Maqedonia e Veriut zyrtarisht hynë në fuqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në ditë të njëjtë Qeveria e Shkupit bëri të ditur se hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës dhe zyrtarizohet riemërtimi në Republikë të Maqedonisë së Veriut, Komiteti për Nobel në Norvegji edhe zyrtarisht bëri të ditur se mes kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019 janë kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, publikoi mbrëmë agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Në botimer e mbrëmshme qendrore të lajmeve televizionet greke, kronikat ishin për solemnitetin në të cilin u ngrit flamuri i NATO-s para Qeverisë, ndërsa gazetarët grekë theksin e kanë vendosur në fjalimin e kryeministrit Zaev dhe përdorimit nga ana e tij të emrit Maqedonia e Veriut.

“Ngritja e flamurit të NATO-s para obektit të Qeverisë ku është hequr emri Republika e Maqedonisë, u mbajt në Shkup, ndërsa Zoran Zaev tre herë e përmendi vendin e tij me emrin e ri Maqedonia e Veriut”, publikoi televizioni shtetëror grek “ERT” në kronikën kushtuar solemnitetit në Shkup.

Në vazhdim, televizioni shtetëror u përqendrua në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë dhe hyrjes në fuqi të emrit të ri, pasi paraprakisht Athina i dërgoi notë verbale Shkupit.

Me koment të ngjashëm ishin edhe kronikat e televizioneve greke “Alfa” dhe “Skaj”, derisa, megjithatë, gazetari nga “Star” tha se kryeministri Zaev në fjalimin e tij, tetë herë e ka përmendur emrin e ri Maqedonia e Veriut.

Televizioni në kronikë në fillim të edicionit qendror të lajmeve, në kronikë theksin e vendosi në ndryshimin e tabelave me emrin e ri edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër e kufirit.

Zyrtarisht hyrja në fuqi e emrit të ri u gjet edhe në titujt kryesorë të botimeve të sotme të gazetave “Katimerini” dhe “Efimerida ton sindakton”.