Mediat greke për referendumin në Maqedoni

Cikloni “Zorbas” është lajmi i parë, ndërsa referendumi në Maqedoni sot është lajmi i dytë më i rëndësishëm në mediat greke. Në edicionet e gazetave të së dielës, të portaleve informative, në emisionet politike të radiove, në lajmet, në emisionet informative dhe debative të televizioneve greke, votimi te ne, menjëherë pas motit të keq, e monopolizon vëmendjen e opinionit grek.

Marketing

Korrespondentja e MIA-s nga Athina, lajmëron se një numër i madh i mediave greke kanë dërguar gazetarë në Shkup të cilët nga e premtja raportojnë për klimën në Maqedoni, për analizat dhe vlerësimet, por edhe për rëndësinë e referendumit të sotëm. Në televizionet greke ka raportime të drejtpërdrejta nga kryeqyteti i Maqedonisë.

Gazetarët grekë përveç se raportojnë për informacionet kryesore dhe të dhënat në lidhje me referendumin, në lidhje me atë se sa qytetarë kanë të drejtë vote, se kur hapen dhe kur mbyllen vendvotimet, se kur do të bëhen të ditura rezultatet e para nga KSHZ-ja dhe ngjashëm, komentojnë se ajo që është më rëndësishme, nuk është se shumica a do të votojë “për” ose “kundër”, por se a do të ketë dalje.

Referendumi dhe rezultatet në Greqi, drejtpërdrejtë, janë të lidhura edhe me skenën politike në vend, duke e pasur parasysh se me rezultatin pozitiv, topi dalëngadalë do të gjuhet në terrenin grek.

Marketing