Valon Berisha pret debutimin te skuadra e Lazios.

Valon Berisha synon të rikuperohet nga lëndimi, pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Mediat italiane raportojnë se ylli kosovar, pret debutimin me Lazion, pas vazhdimit të sezonit në Serie A.

Berisha është ende në pritje të ndeshjes së parë te Lazio.

Ai iu bashkua klubit italian nga skuadra e Salzburgut, gjatë afatit kalimtar të verës.