Mediat ndërkombëtare: Opozita rrëzoi “krahun e luftës

Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë

Marketing

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%. Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%. Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,17% të votave.

Për procesin dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

“Al Jazeera” në artikullin e saj thotë se Partitë opozitare fituan në zgjedhjet e Kosovës të dielën, duke marrë drejtimin mbi ish-luftëtarët që kanë mbizotëruar politikën për dekadën e kaluar, transmeton rtv21.tv.

“Duke mos marrë askush një shumicë absolute, partitë e para do të duhet të bashkohen kundër PDK-së”, thuhet tutje në artikullin e “Al Jazeera-s”.

Edhe gjiganti televiziv BBC që i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën në Kosovë.

BBC në artikullin e saj thotë se partitë opozitare e kanë shpallur fitoren pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale.

“Vetëvendosja parti e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike parti e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave. Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë”, thuhet ndër të tjerash në artikullin e BBC-së.

Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë u bënë lajm edhe në “Euronews”. Këta të fundit realizuan një artikull me titullin “Opozita përmbysi politikën e Kosovës me fitore”.

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Marketing