Mediat në Shqipëri: Zgjedhja e Xhaferit,ngjarje e sërishme historike

Mediat e Shqipërisë, të cilat vazhdimisht informojnë për zhvillimet politike dhe zhvillimet e tjera në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë zgjedhjen e sotme të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi si ngjarje historike të njëpasnjëshme për shqiptarët. “Me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të kryesoj një shqiptar edhe në katër vitet e ardhshme. Talat Xhaferi i BDI-së u rizgjodh për kryetar me 62 vota “për”. Përsëri, kjo është ngjarje historike sepse për herë të dytë me radhë, ose praktikisht për tetë vjet, Maqedonia e Veriut do të ketë shqiptar në krye të Kuvendit”, thekson agjencia “Balkan Ueb”. Pozita e ministrit të Punëve të Jashtme konsiderohet gjithashtu sukses historik për shqiptarët. Pjesa më e madhe e mediumeve transmetojnë lajmet me titullin “Shqiptari në krye të diplomacisë maqedonase” dhe “Shqiptarët marrin përsipër Ministrinë e Punëve të Jashtme”, duke shtuar se ky është një tjetër sukses i madh historik. Ata tregojnë se përveç pozicionit të kryetarit në Kuvend bazuar në marrëveshjen me LSDM-në për formimin e qeverisë, BDI-ja mori një zëvendëskryeministër dhe pesë poste ministrash, si dhe kryeministër në 100 ditët e fundit të mandatit.

Marketing
Marketing