Mediat serbe: Haradinaj kërcënon Vuçiqin

Mediat serbe po vazhdojnë të merren intensivisht me deklaratat e kandidatit të AAK-së për president, Ramush Haradinaj.
Paralajmërimi i Haradinajt për bashkim me Shqipërinë nëse BE-ja nuk lëviz drejt njohjes së pesë shteteve anëtarë dhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, po përcjellën me interesim në shtetin fqinj.
Deklarata e sotme e Haradinajt në Ferizaj si mesazh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës, sonte është nder lajmet kryesore në Serbi, shkruan Ballkani.info.
“Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi që më mirë e ka ta njoh Kosovën. Ai ka kërcënuar se të kundërtën Prishtina do të vazhdojë me bashkim me Shqipërinë”, shkruajnë mediat më të mëdha serb B92, Blic, Danas, Tanjug, etj.

Marketing
Marketing