Gjermania kundështon çfarëdo opsioni për ndryshimin e kufinjve, apo ndarje të Kosovës.

Kështu të paktën shkruan Telegrafi serb duke iu referuar burimeve të vetë në partinë Unioni Kristian-Demokratik (CDU) të kancelares Merkel.

Megjithatë, sipas këtyre burimeve, nëse shikohen detajet e këtij plani të Merkel, nuk përjashtohet as ndarja e Kosovës krejt në përfundim të procesit të normalizimit të raporteve.

Po ashtu, aty theksohet se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është çështje prioritare në këtë drejtim.

“Duke qenë e vetëdijshme që serbët nuk pranojnë që Asociacioni të jetë në një nivel me organizatat jo-qeveritare, ajo ka planifikuar që modeli i ri i të quhet, Asociacion Plus, e që do do t’i jepte më shumë të drejta këtij të fundit. Këto të drejta do të garantonin formimin e oganeve të tjera dhe bashkëpunimin me Serbinë”, është thënë nga këto burime.

Aty tutje thuhet se Kancelarja gjermane do të përkrahte modelin e ashtuquajtur “njohje pa njohje”.

Ky model sipas kësaj medie do të nënkuptonte që Serbia të pajtohet me realitetin mirëpo mos ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkaq që Prishtina nuk do të pengohej për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Kujtojmë se kohëve të fundit është përmendur shumë edhe korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si njëra ndër pikat që do të përfshihej në marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve.