Mediat, sharja e Kosta-s ndaj arbitrit Manzanos

Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës, Diego Kosta, u detyrua nga arbitri Gil Manzano të lërë fushën para kohe për një faull dhe për fjalor abuziv në “Nou Camp”.

Marketing

 

Arbitri Manzano ndali lojën ndërkohë që Kosta i ulëriti në fytyrë përpara se zyrtari i ndeshjes të nxirrte kartonin e kuq. Thomas Partej, Hoze Himenez dhe Diego Godin u ndëshkuan gjithashtu në atë episod që pa futbollistët e Atletiko Madrid të rrethonin arbitrin në protestë e sipër, shkruan Telesport.al.

Pikërisht për atë ulërimë të Kostas në fytyrën e arbitrit nuk munguan spekullimet në lidhje me fjalët që sulmuesi i përfaqësueses spanjolle i adresoi zyrtarit të ndeshjes, për të merituar kartonin e kuq që në fillim të sfidës. S

ipas mediave spanjolle dhe atyre britanike, shpërthimi i Diego Kostas përmbante ndër të tjera fjalët pikate: “Të dhjefsha k….. e nënës tënde!”.

Marketing