Mediat turke kritikojnë ambasadorin kosovar në Shkup, Gjergj Dedaj për postimin e tij anti-Erdogan

Kryefaqet e mediave turke sot janë mbushur me fotografi të Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni të Veriur, Gjergj Dedaj, i cili dje publikoi një postim kundër Turqisë dhe Presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan.

Marketing

Gjatë ditës së djeshme Dedaj në Facebook publikoi një postim përmes së cilit tha se në Tiranë, nuk duhet të ndërtohet memorial për turqit e vrarë.

“Jo memorial politik, te Turqise se Erdoganit, ne Tirane. Aty e ka vendin ndonje memorial i Gjenocidit te Perandorise Otomane, i Masakres se Tivarit, Krimeve te Komunizmit, i Luftes se Kosoves, por asnjehere i politikes aktuale te Turqise se Erdoganit”, ka shkruar ai.

Këtë deklaratë të tijën, e ka dënuar edhe Ambasada Turke në Shkup, shkruan Gazeta Metro.

“Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është në dijeni të përgjegjësisë që i është ngarkuar nga titulli që mban”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Gjithë këtë, në artikujt e tyre e kanë mbledhur edhe mediat më të njohura turke si Daily Sabaha, Hurriyet Daily Neës dhe Anadolu Agency.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë në Parkun e Madh të Tiranës në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan.

Marketing