Mediat turke: Manchester United ofertë për Vedat Muriqin

Manchester United ka bërë një ofertë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi Sipas Fotospor dhe disa mediave në Turqi, Manchester United ia ka mësyer transferimit të Vedat Muriqit.

Marketing

Duke u thirrë në burime, United e ka kontaktuar agjentin e Muriqit Haluk Canatar dhe e ka informuar atë se dëshirojnë të mbajnë bisedime me Fenerbahçen. Canatar pritet që të baj një takim me zyrtarët nga skuadra turke.

Djajtë e kuq do të përballen me garë nga skuadra tjetër e Premier ligës, Tottenham që po ashtu e kërkon Muriqin. Turkish-Football raportoi se Tottenham kishte skaut për Muriqin në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni. E pas kësaj, është shkarkuar edhe një video në youtube ku thuhet “Welcome to Manchester United”.

Marketing