Mediet në Itali zbulojnë emrin e sulmuesit që i tha ‘JO’ Interit

Simone Zaza ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Interit para se afati kalimtar të mbyllet.

Marketing

‘Zikaltërit’ kanë qenë në mesin e skuadrave më të përforcuara gjatë janarit, duke transferuar Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young.

Në orët e fundit, Inter ka tentuar të sjellë edhe një sulmues, dhe Simone Zaza ka qenë dëshira e Antonio Contes.

Inter ka dashur huazimin e tij me mundësinë e blerjes në qershor, raporton Tuttosport, përcjell lajmi.net.

Por, ka qenë Zaza që nuk është bindur nga kjo ofertë, dhe ka vendosur të qëndrojë te Torino