Mega-oferta e Chelsea për Lukakun e cila u refuzua nga Inter do t’iu lë pa fjalë

Zërat për interesimin e Chelsea në Romelu Lukaku tashmë nuk janë vetëm spekulime.

Marketing

Skuadra e Chelsea dëshiron me çdo kusht rikthimin e Romelu Lukaku në ‘Stamford Bridge’ dhe tashmë kanë nisur tentimet edhe zyrtarisht.

‘Blutë’ e Londrës kanë nisur një ofertë prej 85 milionë funteve për sulmuesin e Inter, por kjo nuk ka qenë mjaftueshëm për klubin zikaltër.

Skuadra nga qyteti i Milanos nuk do të pranojë asgjë nën 100 milionë funte, ndonëse Chelsea janë gati të ofrojnë edhe Marcos Alonso së bashku me 85 milionët, por ky opsion nuk do të jetë i vlefshëm.

Vlen të cekët se Inter e shohin Lukakun si pjesë të paprekshme të skuadrës dhe do të jetë e vështirë për Chelsean që të finalizojnë një marrëveshje.

Marketing