Shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja thotë se deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçic dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshim të kufijve është gatuar nga Edi Rama. Më tej ai tha se Rama po merr kompetenca që nuk i takojnë.
Sipas tij “Tirana zyrtare duhet të distancohet nga ndërhyrjet pasi Shqipëria nuk mund të ndikojë në këte çështje”. “Rama”, tha Mehmeti “po merr kopetenca që nuk i takojnë.

Këto deklarata Mehmeti i bëri në takimin letrar në Prishtinë “Letërsia dhe Qyteti” me gazetaret Beti Njuma dhe Alda Bardhyli.

Edhe pse debat i gjerë ka shpërthyer në trojet shqiptare për ndryshimin e kufijve, Edi Rama vazhdon të qëndrojë i heshtur lidhur me këtë çështje

Ndërkohë, mediat e huaja raportuan se krahas Aleksander Vuçiqit edhe Rama e ka pranuar idenë e shkëmbimit të territoreve.