Meksikë, 30 mijë trupa të paidentifikuar mbahen në morgje

Komisioni Kombëtar i Meksikës për të drejtat e njeriut njoftoi se në morgjet në mbarë vendin ndodhen të paktën 30 mijë trupa të paidentifikuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në deklaratë thuhet se për shkak të mungesës së mjeteve, personelit dhe pajisjeve, është e pamundur që identifikimet të bëhen në mënyrë të rregullt.

Kështu në morgjet në mbarë vendin ndodhen të paktën 30 mijë trupa të paidentifikuar, por edhe mbetje mortore numri i të cilave nuk dihet.

Shumica e trupave të paidentifikuar janë gjetur në varrezat e fshehura.

Meksika me një popullsi prej 120 milionë banorësh, vitin e kaluar ka regjistruar 35.964 vrasje, prej të cilave shumica e rasteve lidhen me konfliktet brenda kartelit të drogës. Me fjalë tjera, në Meksikë në bazë ditore mesatarisht vriten 100 persona ndërsa rreth 3.000 në muaj.

Marketing