Mela: Në Dibër personat e infektuar me fruthin me pasqyrë të lehtë klinike

esë të prekur nga fruthi tashmë janë shëruar plotësisht, ndërsa edhe po aq akoma janë nën mbikëqyrje, ndërsa për tre pritet vërtetim, deklaroi sot drejtuesi i Qendrës për Shëndet Publik në Dibër, Mentor Mela.

Marketing

Theksoi se nuk ka vend për panik apo çfarëdo brengosje. Nuk bëhet fjalë për raste të rënda, potencoi, por të gjithë janë me pasqyrë të lehtë klinike.

Mela tha se bëhet fjalë për persona të moshës mbi 30-vjeç, të gjithë prej një familje. Rasti i parë është paraqitur kur një anëtar i familjes gjatë qëndrimit në Shqipëri është prekur prej fruthit, ndërsa menjëherë më pas edhe prindërit e tij. Në mesin e të infektuarve prej fruthit nuk ka fëmijë.

Në rajonin e Dibrës dhe Qendrës së Zhupës fruthi llogaritej si sëmundje e çrrënjosur, pasi rastet e fundit janë regjistruar para më shumë se dy dekadash. Përfshirja me vaksinim është rreth 98 për qind.