Melinda Ademi publikon këngën e re (Video)

Reperja shumë e përfolur shqiptare, Melinda Ademi ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Marketing

Kënga titullohet “A po don pak” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip.

Tekstin e ka shkruar artistja në bashkëpunim me Denk dhe Tonic, ndërsa për beatin është përkujdesur Daltons.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Melindës në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.