Memedi: Kemi dështuar për këto 30 vite dhe sot nuk mund të themi që kemi bllok të mirëfilltë opozitarë

I ftuar në emisionin debativ ‘Click plus’ në Tv21 ka qenë kreu i RDK-së Vesel Memedi i cili ka folur mbi situatën e krijuar politike në vend në prag të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Memedi mes tjerave në këtë debat ka akuzuar partitë politike përfshirë edhe veten se në këto 30 vitet e fundit nuk janë krijuar blloqe të mirëfillta pozitë – opozitë në pjesën shqiptare, ndërkohë që ka disktuar edhe për tentativat e para disa viteve ku partia e tij së bashku me LR PDSH dhe Unitetin tentuan të bëjnë një gjë të tillë.

Marketing

“Kemi dështuar për këto 30 vite dhe sot nuk mund të themi që kemi bllok të mirëfilltë opozitarë dhe pozitë, tentimi i vetëm për të krijuar një opozitë kombëtare filloi me LR PDSH, RDK dhe Unitetin, për të krijuar një opozitë të shëndoshë kërkon kohë, nuk bëhet brenda natës, në 2015 në zyrat e RDK në Gostivar filloi e gjitha dhe tani ne punuam 3 vite me rradhë dhe çfarë ndodhi u krijua dhe Sela me manipulimet e tij që i ka perfeksionuar e prishi koalicionin dhe filloi të krijojë koalicion tjetër me Lëvizjen Besa dhe gjithashtu me Referendumin dhe në fund nuk bën as Lëvizja Besa e do bëjmë koalicion me Alternativën, a ka opozitë të mirëfilltë me vetëm dy muaj para zgjedhjeve, për pesë vite është e mjaftueshme të ndërtohet një opozitë të shëndoshë me platform, nëse dëshirojmë të krijojmë opozitë këto dy subjekte nuk përmbushin kriteret se janë tregëtarë dhe tregëtojnë, unë flas për krijimin e një opozite e nuk flas për vota, nuk mund të vijnë votat nëse nuk e ke idenë dhe qëllimin e idealin e krijimit të dy forcave dhe nëse nuk ke platform për të joshit elektoratin nuk mund të kesh vota, nuk ka mundësi dhe gjasë për platformë opozitare për dy muaj”, thekson kështu mes tjerave Memedi.

Pas krijimit të koalicionit mes ASH dhe Alternativës, ai thotë se kanë mbetur edhe tre parti tjera të cilat edhe mund të krijojnë një platfotmë opozitare për të cilën sipas tij duhet një periudhë më e gjatë kohore e jo dy muaj siç tentojnë disa parti të bëhen bashkë dhe të prezantohen si opozitare. Memedi më tej ka folur edhe për gabimin e politikës për të kërkuar vota në diasporë.

“Kanë mbetur edhe tre parti tjera se ne jemi parti e vogël dhe ne për momentin nuk kemi mandate përfaqësimi në parlament se unë dorëzova mandatin e deputetit, nuk kam të drejtë as Lëvizjen Besa e as PDSH se këto ide nëse janë të interesuara për krijimin e një opozite kombëtare ata duhet të inicojnë, mendoj se është debate i ulët që të debatohet për numra të deputetëve, njerëzit dhe politikanët që mendojnë vetëm për vota treten shpejtë ato që punojnë për filozofi vazhdojnë sepse vota vjen në momentin kur koncepti dhe platforma pranohet nga populli. Diaspora është pjesë më vitale e popullit shqiptarë sepse nuk ka guxuar të partizohet sepse ka qenë faktori kryesorë që e ka krijuar UT projekt kombëtarë, a guxon ndonjë akter politik të politizojë diasporën që ka kontribuar në të gjitha projektet kombëtare në vend, kemi gabuar në të kaluarën dhe është dëm tentimi i ASH të krijojë degë dhe nëndegë në diasporë, LDK e ka bërë më parë dhe nuk ekziston degë nga ndonjë parti tjetër shqiptare në diasporë”, thotë kështu Memedi.

I pyetur rreth deklaratës së tij të famshme për ‘kryeplakun’, Memedi thotë se nuk i ka shkuar asnjëherë në konak Ali Ahmetit dhe se ka qenë pikërisht Ziadin Sela ai që i ka shkuar në konak Ahmetit, mirëpo si politikan ai do të respektojë të gjithë ata që do të fitojnë verdiktin e popullit.

“Pikërisht vet z. Ahmeti e tha se kam pasur respekt të madh për Selën se më ka ardhur në konak dhe i kam shkuar në konak, unë nuk kam dëgjuar të ketë thënë për mua, qëndrimin që e kam thënë nuk e lëvizi aspak sepse unë fenomenet i shoh ndryshe, tentimi i subjekteve politike maqedonase është që të defaktorizohen shqiptarët mos ketë një parti të fuqishme që të përfaqësojë shqiptarët, cdo tentim që të krijohen sa më shumë subjekte është ide e të gjithë bllokut maqedonas dhe ky është qëndrimi im, kurrë nuk do të ndodh që unë Vesel Memedi të bisedojë direkt me palën maqedonase nëse kam 1 deputet, cdo lider dhe parti politike që do merr legjitimitetin e do fitojë votat do jetë kryeplaku, e them sot për Ahmetin e nesër për cilindo që do fitojë, mendoj se deri më tani isha i qartë se secila forcë që mendon se unë mund të jap kontribut jam i gatshëm nëse e shohim të arsyeshme se mund të ndihmoj këtë proces”, vlerëson mes tjerave kreu i RDK-së Vesel Memedi.