Memeti: Në rrugën industriale në Tetovë po punohet 24 orë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike ”Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti ka vendosur që rrugën industriale ta përmbyllë për një kohë të shkurtër. Si rezultat i kushteve atmosferike është përshpejtuar puna me makineritë më të mëdha me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të rrugës që qytetarët mos të hasin pengesa në komunikacion.

Marketing

Rruga Industriale që është rrugë lokale ku me insistimin e kryetares së Tetovës Teuta Arifi dhe drejtorit Bekim Memeti ka arritur të kalojë në planprogramin qeveritar për tu asfaltuar si rrugë shtetërore pasi kjo rrugë në vitin 2015 u dëmtua nga vërshimet.

Rruga industriale që po asfaltohet është afërisht 3 kilometra dhe ka gjerësi 14 metra.

Punohet 24 orë për të përfunduar rrugën industriale në Tetovë Bekim Memeti dhe Teuta Arifi premtojnë se kjo rrugë do të asfaltohet shumë shpejt shkaku i kushteve atmosferike do të punohet edhe natën.

Publiée par TetovaSot sur Vendredi 8 novembre 2019

Marketing