Memeti punëson 35 shqiptarë të Manastirit në NP “Rrugët e Maqedonisë”

Manastiri për Bashkimin Demokratik për Integrim është njëjtë si Tetova, Kërçova, Gostivari, Struga, Shkupi e Likova, ndoshta edhe më i rëndësishëm. Kështu tha sonte para banorëve të qytetit të shkronjave shqip drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti.
Memeti i cili edhe vjen nga qyteti i Manastirit këtë fillim javë ka bërë punësimin e 35 shqiptarëve të Manastirit në ndërmarrjen që ai drejton.

Marketing

Sipas Memetit shqiptarët e Manastirit asnjëherë nuk do të lihen anësh dhe nuk do të ndjehen “jetimë” pasi BDI tashmë më tepër se 1 dekadë është gardian i tyre fakt të cilin e dëshmoi sonte edhe numri i madh i simpatizantëve që ishin prezent gjatë llogaridhënies së partisë së Ali Ahmetit në këtë qytet.

Ndërkohë Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ai i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, Ministri për Investime Vendore Hisen Xhemaili si dhe drejtorë e sekretar shtetëror sonte dolën para banorëve shqiptarë të Manastirit dhe u treguan punët dhe premtimet e realizuara dhe të tjerat që do të bëhen në të ardhmen e afërt e të cilat mbajnë vulën e BDI-së.