“Memo” pjesë e “La Casa de Papel” në sezonin e ri?

Aktori turk, Aras Bulut Iyenmeli tashmë ka arritur të ketë famë edhe jashtë kufijve të Turqisë, dhe e gjithë kjo falë filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Marketing

Filmi turk preku të gjithë për shkak të historisë që tregon, por edhe rolit të aktorit kryesore “Memo”.

Por, u tha që aktori turk ka marr një rol tjetër të rëndësishëm në serialin e suksesshëm të Netflix “La Casa de Papel, për sezonin e pestë, ku do të mund ta shihnim në rolin e Stambollit.

Mirëpo, këto spekulime tashmë janë hedhur poshtë, këtë e ka bërë menaxhmenti i aktorit përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se këto thashetheme janë të pasakta.