Memorandum bashkëpunimi për projektin ” Përforcimi i kornizës rregullatore dhe politikave publike për partneritet privat publik dhe koncesione në Maqedoninë e Veriut

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoninë e Veriut Rachel Galloway nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për projektin ” Përforcimi i kornizës rregullatore dhe politikave publike për partneritet privat publik dhe koncesione në Maqedoninë e Veriut “.
Projekti do të realizohet me një grant prej 750,000 dollarë që i ndahet Ministrisë së ekonomisë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe do të implementohet nga Banka Botërore.
“Ne mbështesim prosperitetin e vendit tuaj me projekte të shumta në vend siç janë strategjia e energjetike, reforma e buxhetit, zhvillimi i aftësive dhe inovacioneve, ekonomia dixhitale, arsimi i të rinjve. Për projektin që sot kemi nënshkruar marrëveshje ne jemi duke punuar së bashku me Bankën Botërore për të mbështetur Ministrinë e ekonomisë për të përmirësuar praktikën e përdorimit të Partneritetit Privat Publik (PPP) dhe koncesioneve në një mënyrë të qëndrueshme përmes kornizës ligjore të përmirësuar dhe kapaciteteve të pëerforcuara për qeverisje të mirë. Shpresojmë që ky projekt do të jetë në dobi të të gjithëve, si për ndërmarrjet vendore ashtu edhe investitorët e huaj, “tha Ambasadorja Galloway.
Ministri Bekteshi falemnderoi për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e këtij projekti.
“Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojmë kornizën tonë administrative dhe të prezantojmë një model të ri që do të jetë bazë për bashkëpunim midis sektorit publik dhe investitorëve privat. Ky model nuk është përdorur shumë në vendin tonë kurse përdoret në vendet e zhvilluara. Ne, si Ministri e ekonomisë, dhe si Qeveri, duam që ky model me të cilin prej fillimit të vitit 2020 do të kemi edhe një kornizë ligjore dhe strategji dhe projekte konkrete që do të realizohen për të mundësuar investitorët potencial të kenë një biznes klimë të parashikueshme por edhe të zvogëlojmë kostot buxhetore për këtë qëllim ”, theksoi Ministri Bekteshi.
Projekti, i cili do të zbatohet nga Banka Botërore përmes Fondit të Qeverisjes së Mirë në Britaninë e Madhe, përfshin 6 komponenta që synojnë përmirësimin e mjedisit për përdorim të qëndrueshëm të PPP-ve dhe koncesioneve përmes një kornize të përmirësuar ligjore dhe kapacitet të përforcuar për qeverisje të mirë.
Realizimi i këtij projekti do të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Maqedonisë së Veriut duke nxitur konkurrencën, investimet, tregtinë dhe inovacionet teknologjike. Kompanitë vendore dhe ato private të huaja dhe financierët po kërkojnë mundësi potenciale investimi në vendet e Ballkanit Perëndimor me një kornizë të fortë ligjore, kapacitete qeveritare dhe procedura për menaxhim me rreziqe, kornizat ekzistuese ligjore dhe rregullatore të të cilave duhet të jenë në përputhje me standardet e BE-së.

Marketing
Marketing