Menaxheri i përkohshëm i Spurs zbulon nëse Kane do të jetë i gatshëm për finale

18:52 | 20 Prill 2021

Marketing

Gjatë barazimit 2-2 me Evertonin, Harry Kane është larguar nga fusha pasi pësoi një lëndim.

Menaxheri i përkohshëm i Tottenhamit, Ryan Mason ka refuzuar të pranojë se Harry Kane është jashtë finales së Kupës Carabao, transmeton lajmi.net.

Kane ndrydhi kyçin e këmbës duke luajtur kundër Everton, të premten, dhe ende nuk do të kthehet në stërvitje.

Megjithatë, Spurs nuk kanë hequr dorë nga shpresat që golashënuesi i tyre më i mirë të jetë i aftë për shfaqjen e së dielës në Wembley kundër Manchester City.

Tottenham janë duke kaluar në një formë negative dhe për momentin janë pa menaxher, pasi Jose Mourinho është shkarkuar.

Manchester City dhe Tottenham Hotspur do të luajnë më 25 prill në finalen Carabao me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/

Marketing