Menaxhimi me mbeturina, qeset e plastikës zëvendësohen me biodegraduese

Nga viti 2021 nuk do të ketë më qese të plastikës falas në treg, por ato do të zëvendësohen me qese biodegraduese, ku çmimi më i vogël i tyre do të jetë 10 denarë. Kjo parashihet me ndryshimet në Ligjin për Menaxhim me Mbeturina, i cili është në procedurë parlamentare dhe pritet të miratohet deri para shpërbërjes së kuvendit.

Marketing

Qëllimi është që në mungesë të qeseve të plastikës të selektohen mbeturinat në qese speciale dhe me këtë të ndikohet në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Qytetarët dhe kompanitë kanë afat prej një viti të nxjerrin nga përdorimi qeset, ndërsa zbatim efikas do të arrihet atëherë kur të përfshihen të gjitha kompanitë, thonë nga Asociacioni për Menaxhim me Mbeturina.

“Nga 120 deri 150 milion qese në vit përdoren nga ana e qytetarëve, besoj se me 10 denarë për një qese ky numër do të zvogëlohet në gjysmë në vitin e parë pas hyrjes në fuqi të kësaj norme. Ato qese nuk do të jenë më të plastikës, por do të duhet të jenë biodegraduese, me materiale natyrale që nuk do ta ndotin mjedisin.”,- deklaroi Filip Ivanovski nga Oda Ekonomike – Asociacioni Për Menaxhim Me Mbeturina.

“Derisa nuk përfshihen të gjitha kompanitë në sistem, nuk do të ketë mbledhje dhe menaxhim të tërësishëm të mbeturinave dhe nuk do të kontribuojë shumë në selektimin, mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, sepse një pjesë e tyre do të mbetet jashtë sistemit.”,- tha Lupço Avramovski nga Oda Ekonomike – Asociacioni për Menaxhim Me Mbeturina.

Sipas të dhënave të asociacionit 95% të mbeturinave qytetarët i hedhin nga qeset pa pagesë që i marrin nëpër dyqane. Ata vlerësojnë se me qëllim të zbatimit të Ligjit në Praktikë duhet që pas miratimit të tij të shtohet numri i shërbimeve inspektuese.