“Mendimi pozitiv mund të mobilizojë trupin kundër viruseve”

Ndërsa njerëzit në të gjithë globin përpiqen të gjejnë mënyra për t’u përballuar me koronavirusin e ri (COVID-19), instruktorja turke e teknikës kuantike, Anıl Şehirlioğlu, nxit mendimin pozitiv si një mjet të fuqishëm kundër sëmundjes.

Marketing

Duke folur për Anadolu Agency(AA), Şehirlioğlu, tha se në mes të pandemisë, njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre mendor deri në atë masë sikur që mendojnë për ushqime dhe pije.

“Sepse pakënaqësia është emocioni që dobëson më shumë sistemin imunitar”, tha Şehirlioğlu.

Pas paraqitjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 170 vende dhe territore, kurse Organizata Botërore e Shëndetësisë përhapjen e ka shpallur pandemi.

“Tani për tani, të qenit emocionalisht i fortë dhe të qenit në paqe me veten tonë është ajo që duhet t’i kushtojmë vëmendje më së shumti”, shtoi ajo.

Sipas Şehirlioğlu, pikërisht kjo është koha e duhur për t’iu “kthyer botës tonë të brendshme dhe për të forcuar hapësirën dhe emocionet tona personale”.

Lumturia, e qeshura dhe paqja kanë një efekt të thellë në sistemin tonë imunitar, shtoi ajo.

“Mund të mos ndihemi ashtu tani, por duhet të pyesim sa kohë kemi ndjerë dhe përjetuar (këto ndjenja) para se të hasnim paraqitjen e koronavirusit në jetën tonë”, tha Şehirlioğlu.

Şehirlioğlu tha se shëndeti fizik dhe mendor ndikojnë njëri-tjetrin.

“Sigurisht që ne kujdesemi për shëndetin tonë fizik, por shëndeti mendor gjithashtu ndikon drejtpërdrejt në sistemin tonë imunitar”, shtoi ajo.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka mbjellë frikë dhe ankth në një shkallë të gjerë.

Ndërsa disa vende kaluan në mbyllje totale, të tjerat, përfshirë Turqinë, urdhëruan mbylljen e të gjitha restoranteve, kafeneve dhe bareve, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për të frenuar përhapjen e virusit.

Şehirlioğlu sugjeroi njerëzit që duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë shpërthimit, të praktikojnë meditimin, të lexojnë libra mbi zhvillimin personal dhe të shikojnë filma që krijojnë ndjenjë të mirë.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën tani ka tejkaluar 435.000, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 19.000 dhe pothuajse 112.000 janë rikuperuar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Marketing