Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në kuadër të vizitës në Gjermani realizoi takim me Lazim Destani, pronarin e kompanisë “Ecolog” në Dusseldorf.

Në këtë takim Thaçi dhe Destani biseduan për çështjet lidhur me diasporën shqiptare, si dhe për aktivitetet që PDSH i ndërmerr për mundësitë e investimeve në Maqedoni.

Lazim Destani e falenderoi Kryetarin Thaçi për vizitën dhe e vlerësoi si shumë pozitive takimet që realizohen me shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për angazhim të përbashkët në drejtim të krijimit të mundësive sa ma të mira për investime dhe për shfrytëzim të fondeve të ndryshme, për të ndikuar në zhvillimin e vendit.