Menduh Thaçi takoi ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë në Tetovë e priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar.

Marketing

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, për zbatimin e Marrëveshjs së Prespës, si dhe për procesin e reformave që vendi duhet ti plotësojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi në takim theksoi se PDSH do të vazhdojë ta mbështes procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe procesin e reformave sistemore për integrimin e plotë të vendit në NATO dhe BE!

Në takim Ambasadori Zhbogar rikonfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Marrëveshjen e Prespës dhe të agjendës që çon vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Marketing