Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë e priti në takim pune Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në rajon, për integrimet euroatlantike, si dhe për referendumin në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se Shqiptarët, kudo që janë, duhet të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar për çdo zgjidhje në kuadër të vlerave perëndimore. Përkrahja për referendumin në Maqedoni dhe për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë është një përcaktim i qartë për të ardhmen evropiane të shqiptarëve dhe gjithë popujve të rajonit tonë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë zhvilloi takim edhe me Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në takim u bisedua për integrimet euroatlantike të rajonit, si dhe për referendumin në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit në takim vlerësuan se dalja masive në referendum dhe vota PËR do të mundësonte integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ku edhe shqiptarët do të bashkoheshin në sistemin e vlerave perëndimore, si dhe do të sillte stabilitet, paqe, zhvillim ekonomik dhe forcim të demokracisë.